image Abdixhiku: Ndalja e fjalës së opozitës nga pushteti e patolerueshme, krijon diktat

Politikë

Abdixhiku: Ndalja e fjalës së opozitës nga pushteti e patolerueshme, krijon diktat

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas seancës së sotme parlamentare, e cila përfundoi e tensionuar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga ajo që kam zhvilluar me shefin e GP, Arben Gashi, kam kuptuar që ka qenë koha e fjalës që iu dha në Kuvend. Ishte e patolerueshme. Sjellja  e përgjithshme e tillë e tendencës së ndalimit të fjalës, është që pushteti që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë, sepse krijon autoritet e diktat të pashpjegueshëm. Opozita e ka vetëm fjalën, e vetmja gjë që ka opozita, për këtë arsye është Parlamenti”, u shpreh ai në Rubikon.  

Sipas Abdixhikut, VV-ja nuk po e kupton që më nuk është opozitë por pushtet.

“Sikur ende duan të jetojnë në krizë, por kriza e vetme është pandemia e dialogu” u shpreh Abdixhiku. /Gazeta Sinjali/