image Abdixhiku me kritika për presidenten Osmani: Mos u bëj monopartiake

Politikë

Abdixhiku me kritika për presidenten Osmani: Mos u bëj monopartiake

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, për disa vendime, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka pasur disa zhvillime të shumta në Kosovë ditëve të fundit dhe njëra ndër to është edhe shkarkimi i 12 ambasadorëve nga ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lumir Abdixhiku tha se pret reagim nga ana e saj sa herë që vendi ka nevojë të mbrohet.

Abdixhiku tha se Osmani “e ka rolin kushtetues dhe s’duhet të jetë monopartiake”.

“Ajo duhet të ushtrojë funksionin e saj publik dhe të mos jetë e as të mos krijojë percepsione që është monopartiake, po të jetë e tillë sepse i bën dëm fillimisht vetes, sepse vendi do të ruhet e ne do të ngrisim zërin sa herë që ka padrejtësi për një gjë të tillë”, u shpreh ai në Atv. /Gazeta Sinjali/