image Abdixhiku: Kjo festë na shërben për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin

Kosovë

Abdixhiku: Kjo festë na shërben për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Myftiun, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Abdixhiku ka thënë se kjo festë tregon solidaritet e bashkëpunim edhe në këto ditë jo fort të lehta pandemie që vendi jonë ka kaluar.

“Erdha për ta uruar të gjithë komunitetin myslimanë, festë që na tregon solidaritet e bashkëpunim edhe në këto ditë jo fort të lehta pandemie që kemi kaluar. Urojmë për të gjithë më të mirë”, ka thënë Abdixhiku.

Në vizitë te BIK-u gjatë ditës së sotme kanë qëndruar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi./Gazeta Sinjali/