image Abdixhiku: Kemi qeveri që ka startuar më keq se çdo qeveri tjetër

Politikë

Abdixhiku: Kemi qeveri që ka startuar më keq se çdo qeveri tjetër

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar muajt e parë të qeverisjes Kurti. Ka thënë se “kemi qeveri që ka startuar më keq se çdo qeveri tjetër”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kemi qeveri që ka një start tmerrësisht të dobët. Programi qeverisës i prezantuar është më i thati që kam lexuar ndonjëherë. Po u bëj ftesë të merren me punë praktike”,  u shpreh Abdixhiku në ATV.  

Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për shumë punë që sipas tij s’po bëhen, përfshirë edhe shkuarjen e tij në fushatën zgjedhore në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/