image Abdixhiku i drejtohet kryeministrit: Mos u frikëso, nuk je më opozitar z.Kurti

Politikë

Abdixhiku i drejtohet kryeministrit: Mos u frikëso, nuk je më opozitar z.Kurti

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar qëndrimet e tij të cilat fillimisht ishin kundër dialogut mirëpo me ardhjen e tij në pushtet ishte pajtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, transmeton Sinjali.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë po vazhdon pa kushte duke akuzuar Kurtin.

“Me 15 qershor të vitit 2021 do të udhëtojë për të takuar presidentit e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por me 22 qershor të vitit 2012 Albin Kurti opozitar kishte organizuar protesta të dhunshme. 10 vite protesta kundër dialogut. Çfarë ndodhi me kushtet e dialogut, çka ndodhi me kërkim faljen, me të pagjeturit. Këto ishin parullat e protestave. Ishin mashtrim protestat”. ka thënë ai.

Ndryshe Kryeministri Albin Kurti para pak minutave ka akuzuar partitë në pushtet Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike të Kosovës se me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat i kanë nënshkruar me Serbinë kanë minuar shtetësinë e Kosovës si dhe ka bërë që shtetet e ndryshme të hezitojnë të njohin Pavarësinë e shtetit më të ri.

/GazetaSinjali/