image Abdixhiku: Duhet ta bindim komunitetin ndërkombëtar që të jenë me neve kundër Serbisë

Politikë

Abdixhiku: Duhet ta bindim komunitetin ndërkombëtar që të jenë me neve kundër Serbisë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se duhet të negociohet edhe me komunitetin ndërkombëtar, për ta marrë mbështetjen e tyre kundër Serbisë.

Duhet të negociojmë me komunitetin ndërkombëtar. Duhet ta bindim me qenë me neve kundër Serbisë“, u shpreh ai në Kanal10.

Tutje, kryetari i LDK-së theksoi se asnjëherë nuk e ka kundërshtuar dialogun si mjet, por shpeshherë e ka kundërshtuar përmbajtjen.

Rendi kushtetues nuk duhet të cenohet, duhet mbrojtur. Shkëmbimi i territoreve, kauzë qe e kam kundërshtuar gjithmonë. Dialogu duhet të marrë zgjidhje, nuk duhet ti shmangemi dialogut“, tha Abdixhiku./Gazeta Sinjali/