image Abdixhiku: Dëshpërimi po rritet, tregoni Kurtit që pas shkurtit ka ndodhur një 14 nëntor

Politikë

Abdixhiku: Dëshpërimi po rritet, tregoni Kurtit që pas shkurtit ka ndodhur një 14 nëntor

news image

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend.

Abdixhiku duke folur për Qeverinë në RTV Dukagjini, tha se nuk do të arrijnë ta përfundojnë asnjë projekt gjatë mandatit të tyre.

“Dikush duhet të i tregoj Kurtit se pas 14 shkurtit ka ndodhur edhe një 14 nëntor, e që dëshpërimi me të po rritet. Ai është kryeministër, dhe i ka të gjitha mjetet për zgjidhjen e çdo problemi. 14 shkurti po përfundon, ma thuni edhe diçka çfarë projekti ka nisur, do të kaloj edhe një mandat e nuk do të ketë asnjë projekt, po na jep pallavra nëpër media kaq.”, tha Abdixhiku /GazetaSinjali/