image Abbott: Mbretëria e Bashkuar mbështet pikëpamjet e Kurtit për dialogun

Politikë

Abbott: Mbretëria e Bashkuar mbështet pikëpamjet e Kurtit për dialogun

news image

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka folur pas takimeve që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi i pati me liderë politikë në vend dhe pas shprehjes së pikëpamjeve për dialogun, shkruan Gazeta Sinjali.

Abbott ka shkruar se vendi që ai përfaqëson është i të njëjtit mendim me Kurtin që dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime.

“Isha i kënaqur që pashë që takimi i Miroslav Lajcak dhe diskutimet në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbinë shkuan mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjet e tij dhe të Albin Kurtit për atë se është e rëndësishme që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështes çdo marrëveshje që përkrahet nga populli i Kosovës dhe nga rajoni”, ka shkruar Abbott. /Gazeta Sinjali/