image Abazoviq sot në Beograd, takon Vuçiqin e krerët tjerë të shtetit fqinj

Rajon

Abazoviq sot në Beograd, takon Vuçiqin e krerët tjerë të shtetit fqinj

news image

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd.

Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq.

“Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviqin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug

Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd.

Prej se ka ardhur në pushtet Mali i Zi ka marrë rol në iniciativën “Ballkani i Hapur” si shtet vëzhgues.

/GazetaSinjali/