image Abazoviq pasi u rrëzua nga pushteti: Shpresojmë që pas zgjedhjeve shpejtë të formohet Qeveria e re

Rajon

Abazoviq pasi u rrëzua nga pushteti: Shpresojmë që pas zgjedhjeve shpejtë të formohet Qeveria e re

news image

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota për dhe një kundër, teksa për rrëzimin e Abazoviqit ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Pas votimit të mocionit Abazoviq ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se shpresojnë që së shpejti pas zgjedhjeve të formohet qeveria e re.

“Shpresojmë që shumë shpejtë do të arrijmë që pas zgjedhjeve të formojmë Qeveri të re dhe të shkojmë në drejtimin evropian”, është shprehur ai.

I pyetur se si mund të planifikohen zgjedhjet nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ai tha se duhet kërkuar nga DPS-ja.

“Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar pa kufizime sikur të mos kishte rënë qeveria. Pra nuk do të ndikojë në punën që është funksionale”, u shpreh tutje ai.

Ai tha se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e rindërtuar, duke shtuar se beson se nuk do të marrë pjesë as Partia Popullore Socialiste (PKSH).

“Është logjike që dikush tjetër të marrë iniciativën. Le të ulen Beçiq, Gjukanoviq dhe Shehoviq dhe të bien dakord për një koalicion”, tha ai.

/GazetaSinjali/