image Abazoviq nga Dubrovniku: Isha fëmijë kur Mali i Zi bëri turpin më të madh në histori

Rajon

Abazoviq nga Dubrovniku: Isha fëmijë kur Mali i Zi bëri turpin më të madh në histori

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar qytetin e Dubrovnikut teksa ka kritikuar shtetin që tash e udhëheqë për bombardimet para 31 vitesh.

Abazoviq ka qenë në vizitë bashkë me ministrin e brendshëm, Filip Axhiq, raporton Vijesti.

Ai është shprehur i lumtur që mund të ecë lirshëm në Dubrovnik e të flas me njerëzit e këtij qyteti të cilët i ka cilësuar si njerëz të dashur.

“Si fëmijë më kujtohet bombardimi i Dubrovnikut – turpi më i madh i Malit të Zi në historinë e tij moderne, pastaj një shtet i robëruar në kthetrat e nacionalizmit, urrejtjes dhe përfitimit të luftës”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq po pretendon se po e ushtron pushtetin për të zbutur tensionet ndërmjet nacionaliteteve.

/GazetaSinjali/