image Abazoviq në një panel me Kurtin: Të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia përmes nismave rajonale - Sinjali

Abazoviq në një panel me Kurtin: Të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia përmes nismave rajonale

news image

Në panelin e tryezës së rrumbullakët të qeverisë greke që po zhvillohet tani, kanë folur kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Dritan Abazoviq.

Kurti e Abazoviq s’janë pajtuar me njëri tjetrin sa i përket nismës rajonale “Open Balkan”.

Kurti ripërsëriti qëndrimin e qeverisë se Kosova përkrahë Procesin e Berlinit dhe jo iniciativat tjera, teksa Abazoviq u shpreh se duhet të punohet përmes nismave rajonale dhe të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia.

“Mendoj se çdo iniciativë që na jep neve mundësi të punojmë së bashku dhe ta lëvizimin fokusin nga e kaluara te e ardhmja, nga nacionalizmi te ekonomia te progresi për mua dhe qeverinë e Malit të Zi është e pranueshme. Neve s’na intereson emri i iniciativës. Ne përkrahim edhe Procesin e Berlinit, ne s’jemi anëtar të Ballkanit të Hapur, por s’do të thotë asgjë, ne jemi përkrahës për çdo gjë që na bashkon. Mendoj se në dialog, është mënyra se si mund t’i zgjidhim disa çështje. Miku im kryeministri Kurti tha se Procesi i Berlinit po ashtu mund të bëhet më i mirë dhe më produktiv, nga perspektiva jonë është më se i mirëseardhur ta shohim atë”, tha Abazoviq.

Abazoviq tutje tha se nëse nismat rajonale shfrytëzohen për diçka tjetër jashtë agjendës së BE-së, Mali i Zi s’do të jetë pjesë.

“Iniciativat rajonale janë mekanizma që mund ta shpejtojnë integrimin tonë në BE. Nëse e shfrytëzojmë për diçka tjetër që është jashtë agjendës së BE-së, ne s’marrim pjesë, ne kemi interesin që Mali i Zi të jetë anëtar i plotë i BE-së dhe këtë e dëshirojmë edhe për vendet fqinje”, tha ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin