image Abazoviq mohon lidhjet e tij me grupe kriminale: Të hetohen akuzat e mjegullta që lidhen me mua

Rajon

Abazoviq mohon lidhjet e tij me grupe kriminale: Të hetohen akuzat e mjegullta që lidhen me mua

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar çdo lidhje të tij me organizatat kriminale, teksa ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimet e publikuara nga një portal në Podgoricë.

Në raportimet e këtij mediumi thuhet se ai ka marrë celularë të koduar nga një prej grupeve kriminale në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal në rolin e ‘Udar 2’, përgjegjës për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje në periudhën e ardhshme, të ngjashme me atë të gushtit 2020”.

“Besoj se është e qartë për të gjithë se nga vjen kjo dhe se rrethi po shtrëngohet rreth strukturave kriminale pranë grupeve të caktuara politike brenda DPS-së, qëllimi i të cilave është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare, por më e rëndësishmja për ta – për t’iu shmangur drejtësisë”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq po ashtu tha se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të ‘ma heqin kokën, të nxitojnë’. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim gjithçka që vijon”, tha Abazoviq.

/GazetaSinjali/