image Abazoviq takohet me Vuçiq: Është nder i madh që vizitën e parë në rajon ta kem në Beograd

Rajon

Abazoviq takohet me Vuçiq: Është nder i madh që vizitën e parë në rajon ta kem në Beograd

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, ku është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologia e tij serbe Ana Bërnabiq, ku do të qëndrojë dy ditë.

Abzoviq ka thënë se është nder i madh për të që vizitën e parë në rajon ta ketë në Beograd.

Abazoviq ka thënë se dëshiron që marrëdhëniet mes Malit të Zi e Serbisë të ngriten sa më lartë, raporton Tanjug.

“Ne jemi këtu për të kthyer një fletë të re dhe për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë ai.

Ai tashmë është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq derisa do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Ivica Daçiq.

Abazoviq është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit të Malit të Zi.

/GazetaSinjali/