image Abazi tregon se a do t'i dërgoj Kurti, Thaçit emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë

Kosovë

Politikë/ Abazi tregon se a do t’i dërgoj Kurti, Thaçit emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth kërkesës të presidentit, Hashim Thaçi për emrin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë.

Rreth kësaj, Abazi përmendi shkuarjen në zgjedhje të reja, kështu duke bërë të ditur se nuk nuk do të ketë emër të ri nga Vetëvendosje në zyrën e presidentit.

Po ashtu, ai theksuar se Qeveria Kurti është duke e kryer punën ashtu siç duhet.

“Qeveria në detyrë është duke e bërë punën e vet, është duke i kryer obligimet e veta me përgjegjësinë më të lartë sigurisht që njerëzit më të domosdoshëm për të funksionuar janë aty edhe do të kërkohet që të ecim tutje. Në momentet që krijohen kushtet e volitshme, domosdoshme sigurisht do të shkojmë aty ku duhet të shkojmë tek sovrani, dalim në zgjedhje marrim përgjigjen”, ka thënë Abazi në rtv Dukagjin./Gazeta Sinjali/