image AAK-ja propozon që t'i ndahet kjo shumë parash secilit qytetar për ta tejkaluar krizën nga koronavirusi

Kosovë

Pandemia/ AAK-ja propozon që t’i ndahet kjo shumë parash secilit qytetar për ta tejkaluar krizën nga koronavirusi

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar që Qeveria e Kosovës të ndajë nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës, për ta tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta ndjejnë dorën e shtetit sikur asnjëherë më parë.

“Si kurrë më parë, secili qytetar duhet ta ndjejë dorën e shtetit. Ne si AAK propozojmë si mbështetje të menjëhershme ndarjen e nga 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës. Zbatimi i këtij vendimi do të duhej të bëhej nëpërmjet ekstrakteve të lindjes. Këto ndihma ta mbështesnin secilën familje, dhe në të njëjtën kohe e rrisin edhe konsumin, e kjo ndikon drejtpërdrejt në arkëtimin e parasë në arkën e shtetit”, ka thënë Abrashi në një konferenë për media.

Abrashi ka thënë se sipas vlerësimeve të para të AAK-së, e gjithë kjo do të kushtonte rreth 170 milionë eurove./Gazeta Sinjali/