image AAK-ja kërkon përkrahje për heqjen e nenit për 15 vjet stazh para luftës

Politikë

AAK-ja kërkon përkrahje për heqjen e nenit për 15 vjet stazh para luftës

news image

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta përkrahin nismën ligjore për njohjen e stazhit të punës për pensionistët.

Sipas propozimit të AAK-së, kur punëtorët arrijnë moshën 65 vjeç, atëherë duhet të marrin pension për vitet sa kanë kontribuar para luftës.

“Të largohet kriteri diskriminues që kërkohet që pensionisti të ketë 15 vite pune para 99. Dua t’ju rikujtoj se kjo iniciativë nuk është e re, pasi edhe legjislaturat paraprake e kanë pasur.

Mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe që u është bërë pensionistëve andaj është koha që ketë nismë legjislative ta përkrahin të gjithë. Kemi biseduar dhe kjo nuk është iniciativë e ndarë e grupit të Aleancës”, ka thënë Dreshaj.

/GazetaSinjali/