image Dega e AAK-së në Pejë për Muhaxherin: Dorëheqja nuk mjafton

Siguri

Dega e AAK-së në Pejë për Muhaxherin: Dorëheqja nuk mjafton

news image

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka reaguar pasi një zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë, është arrestuar pasi dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e mashtrimit me subvencione, shkruan Gazeta Sinjali.

AAK-ja duke kujtuar edhe dënimin e djeshëm me burg të ish-shefit të kabinetit të Muhaxherit, kanë thënë se dorëheqja e të parit të Pejës nuk mjafton.

“Gazmend Muhaxheri bashkë me kliken e tijë, duhet sa më shpejt të largohen nga menaxhimi i parasë publike. Dorëheqja nuk mjafton. Mjaft zhvatet qytetarët. Ftojmë prokurorinë që të hetohet  çdo dojse e dyshimtë e profilit korruptiv. Ftojmë prokurorinë të hetojë çdo zyrtar të komunës së Pejës që kanë precedent penal dhe dyshim të preardhjes së pasurisë”, thuhet në reagim.

Ndryshe sot është arrestuar një zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në Pejë, i dyshuar për përfshirje në rastin e mashtrimit me subvencione. I njëjti sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka marrë ryshfet prej 48 mijë eurosh dhe i ka ndarë ato me dy të dyshuar të tjerë.

Teksa dje është marrë aktgjykim dënues edhe ndaj Durim Sheremetit, ish-shefit të kabinetit të Muhaxherit për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Të njëjtit dënimi me gjashtë muaj burgim i është zëvendësuar me 7 mijë euro gjobë. /Gazeta Sinjali/