image A u rrezikuan mërgimtarët që po kalonin në Serbi nga zhvillimet e së dielës në Veri? Flet zv/kryeministri - Sinjali

A u rrezikuan mërgimtarët që po kalonin në Serbi nga zhvillimet e së dielës në Veri? Flet zv/kryeministri

news image

I pyetur se a u rrezikuan mërgimtarët që po kalonin në Serbi nga zhvillimet e së dielës në Veri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se të gjitha këto opsione janë diskutuar para se të merret vendimi.

Bislimi tha se Qeveria e Kosovës nuk kujdeset vetëm për votuesit e tyre, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne kemi pas një diskutim binjor me presidenten, kryeministrin dhe ministren e punëve të jashtme. Ku i kemi diskutuar të gjitha komponentet. Por në komponentin e diskutimit ne nuk themi tash i kemi këta votues për ta duhet të kujdesemi, këta nuk janë votues tanë e për këta nuk duhet të kujdesemi. Ne kujdesemi për 1.773 qytetarë të Republikës së Kosovës edhe për kontestin e sigurisë për ta”, tha Bislimi në RTK.

Tutje ai tha se vendimi për reciprocitetin ka qenë vendimi më i mirë i mundshëm, pasi sipas tij, ia ka prishur të gjitha matematikat presidentit serb, Aleksandër Vuqic.

“Është diskutuar për të gjitha opsionet, edhe për atë se çka do të ndodh në veri. Ka aq shumë elemente që i kemi fut në diskutim. Besoj shumë që vendimi që ne kemi nxjerrë, ka qenë vendimi më i mirë i mundshëm dhe I ka prishur të gjitha matematika të Vuqic. Mendoj që qëllimi i Vuqic ka qenë që duke llogaritur shumë që pala kosovare nuk do të lëshoj pe, të arrijë ta zhvendos debatin në Bruksel, nga barrikadat serbe te mosgatishmëria e Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës të bashkëpunoj e të koordinohet me BE-në”, tha Bislimi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin