image A ke kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trup? Përgjigjet Enca

Bota e Yjeve

A ke kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trup? Përgjigjet Enca

news image


Këngëtarja e njohur, Enca është një nga artistet më aktive në rrjetet sociale. Ajo poston vazhdimisht foto dhe video të ndryshme, ku tërheq shumë vëmendje.

Së fundmi, Enca i ka dhënë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Ato kanë qenë të pafundme si për jetën private, ashtu edhe për atë profesionale. Mirëpo, një ndjekës e ka pyetur këngëtaren nëse ka kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj.

“100 për qind natyrale, asgjë kundër”, ka shkruar Enca, duke i dhënë kështu fund komenteve që bëhen herë pas here drejt saj.

Sa i përket muzikës, artistja së fundmi ka publikuar këngën në bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi, “Kalle” që është shoqëruar edhe me videoklip.

/GazetaSinjali/