image A ka me të vërtetë simpati? Luizi u jep fund thashethemeve për Jorin

Bota e Yjeve

A ka me të vërtetë simpati? Luizi u jep fund thashethemeve për Jorin

news image

Pas daljes së Kiara Titos nga “Big Brother VIP” është përfolur disi për një simpati qe mund të ketë Luiz Ejlli dhe Jori Delli.

Të gjitha dyshimet kanë lindur për shkak të ngacmimeve dhe marrëdhënies së mirë që ata kanë ndërtuar. Si gjithmonë është këngëtari i njohur ai që ngacmon dhe modelja bukuroshe qesh me të.

Ditën e djeshme Luizi iu ka dhënë një përgjigje banorëve dhe publikut.

I pyetur nga Gerti Koxha nëse do kishte lindur diçka mes tyre po të mos ishte Kiara, këngëtari tha:

“Jo, asnjëherë edhe sikur të mos isha me Kiarën. Unë e ngacmoj, por e shoh vetëm si shoqe. Nuk jemi tipa që mund të përshtateshim për një lidhje”.

/GazetaSinjali/