image A ishte postimi për Andin, Jasmina fshin fotografinë - Sinjali

A ishte postimi për Andin, Jasmina fshin fotografinë

news image

Andi dhe Jasmina janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes në mediat rozë.

Kjo ndodhi pasi dyshja bën një ballafaqim në “Përputhen”, pas katër muajve.

Andi, sot feston ditëlindjen ku në adresën e tij pranoi urime të shumta.

Ndër personat që u kujdesën ta urojnë edhe pse nuk kanë ndonjë afërsi me të, ishte edhe Jasmina. Ajo kishte publikuar në Instastory disa copë torte, ku në to kishte shkruar shkronjën A, duke lënë hapësirë për dyshime që këtë befasi të bukur ia ka dedikuar pikërisht atij.

Nuk kaluan shumë minuta ku duket se ajo u pendua duke e fshirë këtë postim.

Ndoshta e gjithë kjo ishte për të marrë vëmendje apo ka ndonjë shpresë për ribashkim mes tyre.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin