image A do ta votojë LDK projekt Kodin Civil? Zemaj: Pyeteni Mimoza Kusarin

Politikë

A do ta votojë LDK projekt Kodin Civil? Zemaj: Pyeteni Mimoza Kusarin

news image

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kur u pyet se a do ta votojë partia e tij projekt kodin civil, ai nuk u përgjigj as me ‘po’ as me ‘jo’.

Kjo pyetje, Zemaj tha se duhet t’i bëhet shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari -Lila.

“Për këtë pyetje thirre Mimoza Kusari – Lilën edhe thuj “qysh ki me i siguru 67 deputetë t’tut, për me i pasë në sallë, me votu cdo ligj, jo vetëm këtë?”. Ky është kushti për me udhëheq ose me lëshu rrugë. Ose dojnë me punu ose nuk munden me punu me 67 deputetë, e mos pas kuorum në asnjë seancë plenare. Cdo seancë që mbahet e rregullt, e jashtëzakonshme, ndërpritet nga kryetari i kuvendit për shkak të kuorumit”, tha Zemaj në t7.

Kusari-Lila ka njoftuar se ky projekt-kod do të shkojë në vjeshtë në Kuvend.

“Projektkodi vjen sërish në vjeshtë, një dokument i rëndësishëm, i dyti pas kushtetutës në raport të rregullimit të jetës së qytetarëve prej lindjes deri në vdekje… Para tetorit nuk besoj që ka shansë teorike”, deklaroi Kusari – Lila.

/GazetaSinjali/