image A do ta shkarkojë Berishajn, Kurti: Nuk bën të zmbrapsemi, është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia

Politikë

A do ta shkarkojë Berishajn, Kurti: Nuk bën të zmbrapsemi, është fushatë e ashpër kundër tij edhe nga Serbia

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dhënë shenja se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mund të shkarkohet nga pozita e tij.

Kurti ka thënë se kundër ambasadorit Berisha është bërë fushatë e egër në Kosovë por edhe në Serbi dhe se ai nuk do të ndërmarr asnjë hap përderisa Berishaj ka dhënë sqarimet e tij.

“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën, në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje”.

Ai tha se “duhet të presim, edhe kreyministri slloven thotë kështu. Është fushatë e madhe ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të sprapsemi tash. Berisha e ka dhënë qëndrimin e tij”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/