image A do ta bëjë 'sefte' sonte? Reali nuk e ka mposhtur kurrë Chelsean në histori të klubit

Futboll

A do ta bëjë ‘sefte’ sonte? Reali nuk e ka mposhtur kurrë Chelsean në histori të klubit

news image

Real Madridi do ta vizitojë Chelsean të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Pasi luajtën në gjysmëfinale të edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve, shorti i solli ata përballë edhe një vit më pas, tani në një raund më poshtë, atë çerekfinal.

Në edicionin e kaluar, Chelsea kaloi tutje duke e eliminuar Real Madridin pas dy ndeshjeve, me një barazim në ndeshjen e parë në Spanjë, dhe me një fitore 2-0 të londinezëve pranë shikuesve të vet.

Në fakt, nëse i hedhim një sy të gjitha përballjeve mes Real Madridin dhe Chelseas deri tani, del një statistikë interesante që ndoshta jo çdo kush mund ta besojë.

Real Madridi asnjëherë nuk e ka mposhtur Chelsean në histori të klubit.

Dy skuadrat janë përballur gjithsej në pesë ndeshje kompetitive, me tre fitore që kanë përfunduar për klubin londinez, dhe dy barazime.

Dy përballjet e tyre të para erdhën në sezonin e largët 1971, ku Chelsea kishte eliminuar Realin në kompeticionin evropian ‘Cup Winners Cup’.

Më poshtë gjeni listën e plotë të përballjeve mes të dyja skuadrave.

/GazetaSinjaliSport/