image 9 persona u arrestuan dje, nuk respektuan rregullat gjatë pandemisë

Kosovë

Siguri/ 9 persona u arrestuan dje, nuk respektuan rregullat gjatë pandemisë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar 9 persona për mosrespektim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prizrenit, shtatë të ndaluar, e pasuar nga Prishtina me një të ndaluar si dhe një tjetër person është ndaluar nga departamenti i kufirit, shkruan Gazeta Sinjali.-

Gjilani, Ferizaj, Peja, Gjakova dhe Mitrovica ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia. /Gazeta Sinjali/