image 85 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima për 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Rajon

85 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima për 24 orë në Maqedoninë e Veriut

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 85 raste të reja me koronavirus nga 1 mijë e 188 testime.

Betejën me koronavirusin e kanë humbur edhe4 persona, një 72-vjeçar dhe një 84-vjeçar nga Shkupi, një 62-vjeçar nga Gostivari dhe një 66-vjeçar nga Shtipi.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar edhe 45 persona të shëruar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 11 mijë e 839 persona, prej tyre 7 mijë e 664 janë shëruar dhe 527 kanë vdekur.

Aktualisht janë 3 mijë e 648 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut./Gazeta Sinjali/