image 80 për qind e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Gjilanit po trajtohen në shtëpi

Shëndetësi

80 për qind e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Gjilanit po trajtohen në shtëpi

news image

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë komunë, janë diku rreth 80 për qind e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20 për qind janë në hospitalizim.

Sipas tij, ky rezultat flet qartë se gjendja ende është nën kontroll dhe ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë.

“Është faktike që nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID-19 që kemi deri më tani, janë diku rreth 80% e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20% janë në hospitalizim. Ky rezultat flet qartë që gjendja ende është nën kontroll dhe ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tutje ka thënë qëllimi i menaxhimit të pandemisë është të arrihet rezultat sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare.

“Ndërkohë, konsideroj që qytetarët tanë janë të kujdesshëm në përcaktimin e asaj që u rekomandohet për çdo ditë. Po ashtu, duhet të jemi bashkë dhe të përmbahemi edhe më tutje në përcaktimin e rrugës së përbashkët për ta mundur virusin, duke mos ia rrezikuar mirëqenien qytetarëve dhe bizneseve tona. Situata menaxhuese e pandemisë i ka të metat dhe përparësitë e saja, mirëpo, qëllimi dhe synimi i vetëm i saj është të jetë rezultati sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare, pa i cenuar asnjërën! Vetëm të bashkuar, ia dalim!”. /Gazeta Sinjali/