image 8 shenja që tregojnë se jeni të varur nga seksi - Sinjali

8 shenja që tregojnë se jeni të varur nga seksi

news image

Jeni të shqetësuar se jeni duke u bërë të varur nga seksi? Ekspertët kanë ndarë 8 shenja që tregojnë se a jeni të varur, transmeton Gazeta Sinjali.

A jeni të shqetësuar se mund të keni probleme me varësinë nga seksi? Sipas ekspertëve është e mundur që të bëheni të varur nga seksi.

Edhe pse në përgjithësi nuk është se ndikon në jetën tuaj drejt për drejtë duke shkaktuar ndonjë problem, por mund të bëhet problematike me disa efekte anësore.

Këto janë 8 shenja që tregojnë se ju jeni të varur nga seksi:

Mendoni në mënyrë obsesive për seksin – mendimet e vazhdueshme dhe të pandalshme për seksin e bëjnë të vështirë që të përqendroheni në diçka tjetër.

Ndjeni kompulsion për të bërë seks – vazhdimisht bëni seks me këdo qe keni rastin.

Kaloni kohë shumë të madhe duke bërë seks – një i varur nga seksi shpeshherë shkatërron lidhjet romantike, edukimin, financat, dhe shëndetin e vet. Ata do të injorojnë çdo nevojë dhe përgjegjësi vetëm që të bëjnë seks.

Humbni kontrollin kur bëni seks – kjo shpesh shkakton që më pas të ndjeni turp, pendim, ankth ose depresion. Gjithashtu shpeshherë të varurit nga seksi ndjejnë frikë se do të kapen.

I lini anash të gjitha aktivitetet – keni humbur interesimin në hobi dhe aktivitete që i shijonit më parë. Jeni tërhequr nga familja dhe miqtë sepse ata nuk mendojnë se është mirë të bësh seks aq shumë sa bën.

Vazhdoni të bëni seks edhe pse ka pasoja negative – mund të keni marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, keni mbetur shtatzënë, keni humbur punën etj, por ju përsëri vazhdoni sjelljen e njëjtë seksuale.

Progresion në sjelljet seksuale – me kalimin e kohës keni nevojë të provoni vazhdimisht gjëra të reja dhe seks më të rrezikshëm në mënyrë që të kënaqni veten sepse gjërat që iu kanë kënaqur më parë nuk po iu kënaqin më.

Bëni seks edhe nëse ndjeni dhimbje – masturbimi i shpeshtë ose edhe seksi i shpeshtë mund të shkaktojnë lëndime dhe të bëhet shumë e dhimbshme. Ose ndoshta edhe keni dëshirë të kryhen akte të dhunshme ndaj jush gjatë seksit. Por ju vazhdoni të bëni seks. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin