image 78 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Histori

78 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë

news image

Sot janë bërë 78 vjet që nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Më 27 qershor të vitit 1944 forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhej në një postim të drejtorisë së përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, ku theksohej se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga forcat zerviste, por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë.

Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

/GazetaSinjali/