image 67 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

67 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe bëri me dije se në 24 orët e fundit u raportuan 67 raste të reja me Covid-19 si dhe një viktimë.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Shifrat e përkeqësuara të ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet të mendojnë për një rikthim të masave shtrënguese në disa qytete, aty ku situata paraqitet më e rrezikshme./Gazeta Sinjali/