image 62-vjeçari që vdiq dje nga goditja e rrufesë në Llaushë të Skenderajt ishte familjar i këngëtares shqiptare

Bota e Yjeve

62-vjeçari që vdiq dje nga goditja e rrufesë në Llaushë të Skenderajt ishte familjar i këngëtares shqiptare

news image

Një 62-vjeçar ndërroi jetë dje si pasojë e goditjes nga shkarkimet elektrike të cilat u përcjellën me reshje shiu në disa pjesë të vendit. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se një person ishte goditur nga rrufeja dhe i njëjti ishte dërguar me urgjencë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Xhavit Babaj në pamundësi që t’ju shpëtonte plagëve të rënda nga goditja e rrufesë, kishte ndërruar jetë dje.

Ndërkohë, këngëtarja Vjollca Haxhiu ka publikuar një imazh në storie në Instagram, ku ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë familjar i saj.

“Sot e humbëm dhëndrin tonë të dashur Xhavit Babaj”, ka shkruar Haxhiu në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

/GazetaSinjali/