COVID-19

Të infektuar

11130

Të shëruar

6817

Të vdekur

381

599 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së

news image

Gjatë ditës së sotme në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 599 pacientë. Ndërkohë që është përmendur ashpërsim i masave, drejtori i Policisë së Kosovës ka paralajmëruar mbylljen e lokaleve që nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se ditëve të fundit situata epidemiologjike është e rënduar shkaku i numrit të madh të rasteve.

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me metodën Real Time PCAR janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga gjitha klinikat e SHSKUK-së, spitaleve regjionale dhe gjurmim të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 8 mijë e 554 raste nga 36 mijë e 943 raste të dyshimtë në virusin SarsCov2, me gjithsej 237 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 152 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot arrin shifrën 4 mijë e 730 të shëruar”, ka thënë Ramadani.

Gjatë raportimit të rasteve të reja në 24 orët e fundit, Ramadani ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 588. Ai ka lutur qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin