image 562 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste brenda ditës në Itali

Rajon

562 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste brenda ditës në Itali

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë vdekur 562 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus dhe janë infektuar 28 mijë e 337 të tjerë.

Kjo shifër e ka çuar në 49 mijë e 823 numrin e viktimave nga ky virus në këtë shtet, derisa numri i rasteve pozitive ka shkuar në 1 milion e 408 mijë e 868.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 553 mijë e 98 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 3 mijë e 801 pacientë.

Ndërsa, 49 persona kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në 24 orët e fundit në Kroaci, derisa janë regjistruar 3 mijë e 308 raste të reja me këtë virus.

Që nga fillimi i pandemisë në Kroaci janë infektuar 103 mijë e 718 persona, ndërsa kanë vdekur 1 mijë e 353 persona.

Ndërkohë, në Slloveni në 24 orët e fundit kanë vdekur 26 pacientë si pasojë këtij virusi, ndërkaq janë regjistruar 1 mijë e 24 raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/