image 505 raste të reja me koronavirus për 5 ditë, vetëm 27 të shëruar

Shëndetësi

505 raste të reja me koronavirus për 5 ditë, vetëm 27 të shëruar

news image

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është rritur dukshëm gjatë kësaj jave, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga e hënë deri sonte (e premte) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar gjithsej 505 raste pozitive me COVID-19.

Për këto pesë ditë, nga të infektuarit janë shëruar vetëm 27 persona.

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin e masave për kufizimin e lirisë së lëvizjes./Gazeta Sinjali/