image 50 gram tritol në hotelin e drejtorit në Sarandë, shoqërohen 10 persona

Shqipëri

50 gram tritol në hotelin e drejtorit në Sarandë, shoqërohen 10 persona

news image

Dhjetë persona janë shoqëruar për shpërthimin me tritol në hotelin  “Yacht” në pronësi të Drejtorit të FSKDSH-së, Mariel Murati në Sarandë. Sasia e Eksplozivit ishte vendosur në garazhin e hotelit, dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Mësohet se Murati ka thënë që gjithçka është bërë për t’i prishur imazhin. Hoteli do të inaugurohej të premten dhe nuk ishin vënë ende as kamerat e sigurisë në ambientet e tij.

Eksplozivi shpërtheu sapo roja i godinës ndezi dritën, pasi ishte lidhur me energjinë elektrike, raporton abcnews.

Ndërkohë që burime për Abc bëjnë me dije se Mariel Murati, pronari i hotelit, ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

“Nuk kam konflikt me askënd”, deklaroi Murati para uniformave blu, për ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës.

Më herët Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë.

/GazetaSinjali/