image 5 mësimdhënës dalin pozitivë me COVID-19, kjo shkollë e Prishtinës kalon në mësim online

Kosovë

5 mësimdhënës dalin pozitivë me COVID-19, kjo shkollë e Prishtinës kalon në mësim online

news image

Nga sot nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Asim Vokshi” në Prishtinë, do ta vijojnë mësimin online (në distancë), raporton Gazeta Sinjali.

Kjo për shkakun se 5 mësimdhënës të kësaj shkolla janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga vetë shkolla përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Të nderuar prindër, nxënës dhe ju mësimdhënës. Pas konfirmimit nga IKSHPK se në shkollën tonë kanë rezultuar 5 mësimdhënës pozitiv me COVID-19, dje është marrë vendimi që shkolla të kaloj në skenarin C-mësim online për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e shkollës./Gazeta Sinjali/