image 5 lojtarë të Barcelonës dolën pozitiv me koronavirus

Futboll

5 lojtarë të Barcelonës dolën pozitiv me koronavirus

news image

Sipas programit të radios katalunase RAC1 Tú Diràs, pesë lojtarë të Barcelonës dhe dy anëtarë të stafit rezultuan pozitiv për koronavirus.

Ekipi iu nënshtrua testeve menjëherë në fillimin e pandemisë.

RAC1 pretendon se anëtarët e skuadrës së parë që iu nënshtruan testeve të gjakut dhe ata që testuan pozitivisht për virusin ishin asimptomatikë.

Të gjithë ata aktualisht janë të shëndetshëm dhe të aftë të kthehen në fushë.

/Gazeta Sinjali/