image 46-vjeçari nga Prishtina përfundon në Polici, i shkaktoi dhunë psikike gruas pse s’e pyeti për të shkuar te familja e saj

Siguri

46-vjeçari nga Prishtina përfundon në Polici, i shkaktoi dhunë psikike gruas pse s’e pyeti për të shkuar te familja e saj

news image

Një 46-vjeçar ka përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë, pasi u denoncua për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç thonë burimet brenda Prokurorisë, rasti ka ndodhur për shkak të një debati që nisi mes çiftit, pasi gruaja shkoi në një aheng te familja e saj në Koretin të Kamenicës.

Viktima ka deklaruar në Polici se burri i saj e kishte telefonuar tërë natën, duke i thënë që të kthehej në shtëpi, pasi s’e kishte pyetur atë për të shkuar te familja e saj. Kjo situatë e ka shqetësuar gruan, e  cila ka vendosur të mos shkojë në shtëpi, por në Polici, ku e ka denoncuar bashkëshortin.

Në dëshminë e saj thuhet se ka pasur frikë të kthehet, pasi burri do të ushtronte dhunë fizike e psikike ndaj saj, prandaj ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/