image 43 pacientë po trajtohen për koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë, 33 janë me oksigjenoterapi

Shëndetësi

43 pacientë po trajtohen për koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë, 33 janë me oksigjenoterapi

news image

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 43 pacientë për koronavirus, 1 është i intubuar, ndërsa 33 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali thuhet se 35 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

3 persona janë në CPAP, ndërsa 8 persona ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/