image 42-vjeçari në Ferizaj rrah gruan dhe vajzën, arrestohet nga policia

Siguri

42-vjeçari në Ferizaj rrah gruan dhe vajzën, arrestohet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:45 në Ferizaj ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka rrahur vajzën dhe gruan e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë 42-vjeçari me inicialet A.S, krahas dhunës fizike, dyshohet se ndaj viktimave ka ushtruar edhe dhunë psikike.

Tutje policia ka njoftuar se për shkak se i dyshuari ishte në gjendje të dehur nuk ka mundur të intervistohet nga policia.

“I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila”, thuhet në njoftimin e policisë.

42-vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Kurse, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën “Bajram Gursel Sylejmani” në Ferizaj. /Gazeta Sinjali/