image 419 pacientë janë me oksigjenoterapi në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Shëndetësi

419 pacientë janë me oksigjenoterapi në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

news image

Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19 i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka mbajtur takimin e rregullt, në të cilin është shqyrtuar situata e fundit me COVID-19 në klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 628 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim shëndetësor, 440 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus, 419 janë me oksigjenoterapi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar anëtarët e komitetit në lidhje me hapat që janë ndërmarrë nga ShSKUK për menaxhim të situatës./Gazeta Sinjali/