image 4 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë për personin nga Ferizaj që kishte shpërndarë substanca narkotike

Drejtësi

4 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë për personin nga Ferizaj që kishte shpërndarë substanca narkotike

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar të pandehurin R.M., me burgim prej katër vitesh, dënim me gjobë prej 10 mijë eurosh për shkak se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës, nga muaji janar 2020 deri më 9 tetor 2020 në territorin e Komunës së Ferizaj dhe në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë në vazhdimësi ka shpërndarë, shitur dhe transportuar substancë narkotike.

“Është konstatuar se i njëjti për një periudhe të gjate kohore, ka furnizuar me substance narkotike të llojit heroine të pandehurit G.H; Xh.F dhe B.I., ndërsa më 09.10.2020 pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me të pandehurin B.R. lidhur me shitblerjen e substancës narkotike, i njëjti nga njësia e DHTN-së, kapet në flagrance në dalje të fshatit Pozhoran dhe gjatë kontrollit në veturën e tij në pjesën e sipërme të timonit është gjetur dhe sekuestruar një paketim me shirit ngjitës me ngjyrë të zezë e mbushur me substance narkotike të llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe një peshore digjitale.

Ndërsa me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substance narkotike të llojit heroine me peshe 635.1 gram dhe një paketim me peshë 314.2 gram të cilat i njëjti i kishte poseduar me qellim te shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje, ndërsa pas ekzaminimit ka rezultuar se i njëjti ka poseduar në total 292.5 gram substance narkotike të llojit heroine, ndërsa pjesa tjetër prej 595.17 gram përmban acetum minofen dhe kafeine”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Gazeta Sinjali/