image 4 të vdekur dhe 119 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

4 të vdekur dhe 119 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, 4 pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se 3 nga pacientët e vdekur vijnë nga Shkupi dhe janë të moshës 65, 66, dhe 73 vjeçe dhe një tjetër pacient nga Gostivari i moshës 72 vjeçe.

Ndërkaq, nga 1 mijë e 325 mostrat e testuara, 119 prej tyre kanë rezultuar pozitive me COVID-19,

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117./Gazeta Sinjali/