image 4 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto dy komuna

Shëndetësi

4 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto dy komuna

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar rastet e reja me koronavirus.

Nga 332 të testuar, të infektuar me COVID-19 kanë dalë vetëm 4 persona.

3 raste vijnë nga fshati Stanovc i Vushtrrisë, ndërsa një nga fshati Përlepnicë i Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, sot janë shëruar 11 persona.

Në total deri tani në Kosovë janë shënuar 1,052 raste me koronavirus, nga të cilat 820 persona janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/