image 4 komunat e Kosovës që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Shëndetësi

4 komunat e Kosovës që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

news image

Kosova aktualisht ka 10 mijë e 247 raste me koronavirus që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë 4 komuna në vend nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Novobërda, Juniku, Leposaviqi dhe Zveçani deri tani nuk kanë asnjë rast aktiv. Juniku dhe Novobërda që nga fillimi i pandemisë kanë shënuar vetëm nga një rast me koronavirus.

Zveçani deri tani ka shënuar 27 raste, ndërsa Leposaviqi ka shënuar 23 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar sot edhe 188 raste të reja me koronavirus../Gazeta Sinjali/