image 38 vjeçari që vdiq sot nga koronavirusi ishte sportist i dalluar

Sporte Luftarake

38 vjeçari që vdiq sot nga koronavirusi ishte sportist i dalluar

news image

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci, ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta, si pasojë e infektimit nga Covid 19, të 38 vjeçarit Flamur Shasha.

Grabovci tha se Shasha ishte sportist kulminant dhe entuziazt.

Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Grabovci i shprehu ngushëllime familjes Shash, miqve dhe sportit kosovar.

Postimi i plotë:

“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha.

Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!

Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!

Pushofshë në parajsë, Flamur!”-shkruan Arbër Grabovci-Zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Gazeta Sinjali/