image 38 pacientë me oksigjenoterapi në Spitalin e Vushtrrisë, 1 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

38 pacientë me oksigjenoterapi në Spitalin e Vushtrrisë, 1 në gjendje të rëndë

news image

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 43 pacientë për koronavirus, 1 është i intubuar, ndërsa 38 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali thuhet se 37 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

3 persona janë në CPAP, ndërsa 6 persona ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

Në përgjigjen e tyre thuhet se 2 mjekë, 10 infermierë dhe 2 staf të tjerë janë të infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/