image 36-vjeçares në Obiliq hajnat ia thyejnë veturën, ia vjedhin telefonat në vlerë mbi 1 mijë euro

Siguri

36-vjeçares në Obiliq hajnat ia thyejnë veturën, ia vjedhin telefonat në vlerë mbi 1 mijë euro

news image

Veturat e qytetarëve shpesh janë cak i hajnave, të cilët nuk zgjedhin vend se ku ndodhen për t’i thyer. E një vjedhje në një veturë është raportuar të enjten rreth orës 17:30 në fshatin Llazarevë të Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 36-vjeçare ka deklaruar në Polici së dikush i ka thyer veturën të cilën e kishte parkuar në fshat e ku brenda saj kishte lënë një çantë me gjëra personale.

Në çantën që morën hajnat, viktima kishte pasur dy telefona në vlerë mbi 1 mijë euro, letërnjoftimin, patent shoferin dhe një kartelë të bankës.

Ajo rastin në Polici e ka raportuar dy ditë më vonë, ku më pas është intervistuar nga hetuesit policorë e më pas me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por njësitet policore janë vënë në lëvizje që të identifikojnë dhe të arrestojnë personat që dyshohet se kryen këtë vjedhje.

/GazetaSinjali/