image 36 pacientë në oksigjeno-terapi në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

36 pacientë në oksigjeno-terapi në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

news image

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për situatën aktuale të pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen atje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky spital ka bërë të ditur se po trajtohen 45 pacientë, përderisa 9 janë në gjendje më të rëndë.

“Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar  në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Spitali i Pejës ka njoftuar po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 9 operacione si dhe janë kryer 3 lindje. /Gazeta Sinjali/